Pasi mëse njëqind e njëzet e katër mijë profetë dhe rrjedhat e panumërta të shfaqjeve hyjnore tek ta, të ardhur në gjendje ngopjeje maksimale si të ishin re të begata prilli, janë zbrazur detyrimisht në dheun-zemër të njerëzimit dhe vargu i profetëve si tufë shkëndijash orientimi të begatë është bërë, në personin e çdo profeti, pothuaj si para-lajmërim i gëzuar pranveror i shfaqjes së Hz. Muhammed Mustafait (s.a.s.) të dërguar si mëshirë për botët… Kështu, Periudha e Mekës e atij dielli të amshuar i cili e nderoi botën si drita e amshuar e të gjithë profetëve dhe e njerëzimit, kaloi me veprimtarinë për t i pastruar zemrat e fëlliqura nga politeizmi, me anë të burimeve të besimit dhe të vërtetës, si dhe për ta pjekur frutin njerëzor si aguridhe si pasojë e egoizmit, padrejtësisë dhe dhunës, me anë të vlerave shpirtërore dhe Dritës Muhammediane.
Internet Explorer tarayıcısının 9.0 ve daha eski sürümlerini desteklememekteyiz. Web sitemizi doğru görüntüleyebilmek için tarayıcınızı güncelleyebilirsiniz, güncelleyemiyorsanız başka bir tarayıcıyı ücretsiz yükleyebilirsiniz.